Loredana humb njeriun e saj të shtrenjtë… “Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart”

Showbiz

Pak orë më parë Loredana humbi një nga personat më të dashur për të, babain e saj. Këngëtarja shqiptare e dha këtë lajm nëpërmjet një postimi prekës në ‘Instastory’. Ajo ka shkruar,- “Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”. Gjithashtu edhe Mozzik ka shkruar disa fjalë të ndjera për vjehrrin e tij, – “Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”.