Loredana e ‘dashuruar’ me këtë detaj, e përdor kudo!

Showbiz

Me këngën ‘Sonnenbrille’ dhe videot e publikuara në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Loredana bëri që gjithë sytë të kthehen nga ajo. Reperja e njohur publikon herë pas here në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme, krah partnerit të saj, Mozzik, të cilat pëlqehen shumë nga të gjithë adhuruesit e dyshes.Së fundmi ajo ka ndarë me të gjithë disa foto nga seti më i fundit fotografik, ku duket se është kujdesur të ketë një ‘look’ modern me veshje lëkure në ngjyrë fosforishente.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Loredana zgjedh të shfaqet me këtë stil në setet e saj fotografike. Dhe në fotot e publikuara disa muaj më parë, krah Mozzik, Loredana kishte zgjedhur një palë pantallona lëkure, por në ngjyrë të zezë. Mesa duket ky është një nga stilet më të preferuar të këngëtares, nga të cilët ajo nuk ndahet dot.Kujtojmë se pak kohë më parë ajo u bë nënë me një vajzë të quajtur Hana dhe pavarësisht impenjimeve të shumta arriti të qëndrojë sërish pranë publikut, duke sjellë hite të ndryshme.