Aktorja e njohur Lindsay Lohan që publiku shqiptar e njeh për rolin e saj në filmin “Mean girls” së shpejti vjen me një reality show dhe kjo nuk ka të bëjë fare me jetën e saj prej aktoreje. Aktorja 32-vjecare ka bërë me dije se po bashkëpunon me MTV për të sjellë një produksion krejt ndryshe nga ajo çka ne jemi mësuar ta shohim. Edhe pse na duhet t’a pranojmë që aktores në fjalë nuk i duhet një reality show, vetë jeta e saj ka qenë një e tillë.
Ajo ka bërë një deklaratë duke shpjeguar se ky produksion nuk ka të bëjë fare me jetën e saj dashurore dhe nuk do të ketë asnjë detaj për jetën private të aktores. I vetmi detaj që ajo ka dhënë gjatë intervistës është se për momentin është e angazhuar me projektin e saj të ri, gjë që e bën të pamundur të ketë një mardhënie. Aktorja theksoi se meshkujt të cilët ajo preferon janë pikërisht ata biznesmenë të cilët nuk kanë rrjete sociale.