Lindsay Lohan ‘kërcënon’ punonjëset për arsyen më absurde!

Showbiz

l lohan

Lindsay Lohan kërcënoi dy punonjëset e stafit të saj në resortin që ka në Greqi, se do t’i pushonte nga puna nëse ato nuk kombinonin këpucët me njëra-tjetrën. Aktorja 32-vjeçare komentoi në një postim në Instagram të “Lohan Beach House”.

lindsay resort

Aty shfaqeshin dy nga kamerieret e klubit në uniforma të bardha por me këpucë të ndryshme nga njëra-tjetra, njëra platformë dhe tjetra një palë taka bezhë. “Vishni këpucë të njejta ju lutem. Ose jeni të pushuara.” Më pas dikush e pyeti nëse e kishte seriozisht këtë paralajmërim dhe ajo tha po.