Linda Halimi së fundmi ka publikuar një foto ku ka treguar se shtëpisë së saj i është shtuar dhe një dhomë tjetër që do të shërbejë si një studio inçizimi. “Studioja në shtëpi po përfundon”, ka shkruar Linda bashkangjitur fotos së postuar në “Instastory” . Në këtë mënyrë, këngëtarja do të ketë mundësi të punojë mbi projektet e saj të reja, por në të njëjtën kohë edhe të kujdeset për vogëlushen Kaimana.
