Lily Allen rrëfen gjithë sekretet e jetës së saj: Nuk jam krenare, por…

Showbiz

lily

Tabloidi britanik “Mail On Sunday” parashikon se do të publikojë disa fragmente të autobiografisë se Lily-s e cila do të dalë me 20 shtator. Në librin “Mendimet e mia” këngëtarja rrëfen jetën e saj mes seksit, drogës, abortit, pabesive, depresionit, ndarjeve dhe divorcit. Allen tregon 33 vitet e para të jetës dhe nuk “fal” askënd, as babin e saj të cilin e quan fajtor që la mamanë kur ajo ishte vetëm 4 –vjeç. Ajo shprehet se ai është fajtori i vetëm që ajo kaloi një fëmijëri rebele dhe me shumë probleme.

A post shared by LILY ALLEN (@lilyallen) on

“Ndihesha e humbur dhe e vetme kështu shkova në shtrat me disa prostituta kur isha në turne”.- ky është rrëfimi tronditës i këngëtares Lily Allen. Tani ajo thotë se i kaluar ato momente të zymta por në 2014-tën gjatë periudhës së krizës me bashkëshortin e saj Sam Cooper që e çoi atë drejt ndarjes, artistja ka bërë çdo gjë për ta harruar dhe distancuar nga ai. “Nuk jam krenare për atë që kam bërë, por nuk më vjen turp” – ka shkruar ajo në Instagram.