Që nga momenti që Brooklyn Beckham dhe Hana Cross e bënë publike lidhjen e tyre, e tërë vëmendja ka qenë tek ata. Çifti është fotografuar shpeshherë nga paparacët gjatë debateve që ata bëjnë, madje herën e fundit një incident i tillë ka ndodhur në festivalin e fimit në ‘Cannes’. Sipas disa burimeve pranë çiftit, gjërat u nxehën shumë gjatë debatit dhe sigurisht, si dy prindër të ndërgjegjshëm, David dhe Victoria u vunë në dijeni të situatës dhe pas kaq shumë debateve publike, tani ata janë të shqetësuar për lidhjen toksike të djalit të tyre.