Solisti i grupit të njohur “One Direction” është duke përjetuar një moment shumë të mirë jo vetëm në karrierën e tij muzikore, por edhe në jetën personale. Këngëtari po korr gjithmonë e më tepër sukses dhe fansat e tij sa vijnë dhe shtohen. Ai gjithashtu është në një marrëdhënie me Cheryl Cole, me të cilën tashmë ka edhe një djalë. Një familje tepër e bukur mund të themi. Por Liam e shikon ndryshe nga ne jetën e tij.
“Më duhet të punoj shumë për të krijuar një jetë shumë të mirë për djalin dhe familjen time, të cilët i adhuroj. Ndihem shumë keq sepse më duhet të bëj një zgjedhje, është ndoshta më e rëndësishmja në jetën time. Duhet të zgjedh familjen ose karrierën. I dua shummë të dyja, janë jeta ime, por koha që po humbas nga rritja e djalit më trishton shumë. Të gjitha këto angazhime më mbajnë larg tij dhe po humbas shumë nga jeta e tij,” është shprehur këngëtari.