Liam Payne dhe Cheryl Cole ndahen përfundimisht!

Showbiz

liam cheryl
Cheryl Cole dhe Liam Payne, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas dy vjetësh. Dy këngëtarët dhanë lajmin e ndarjes përmes një postimi të njëjtë në Twitter, ku shpreheshin se ky, ishte një vendim i vështirë për t’u marrë.

cheryl

“Na vjen shumë keq që na duhet t’i ndajmë rrugët tona. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Ende kemi dashuri për njëri-tjetrin si një familje. Bear (djali) është bota jonë dhe ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e tij ndërkohë që ne të dalim nga kjo situatë së bashku”.

lam
Pak kohë më parë, qarkulluan zëra ku burime të ndryshme konfirmuan se Cheryl dhe Liam do t’i jepnin fund marrëdhënies, sapo vogëlushi i tyre të mbushte 1 vjeç. Bear festoi ditëlindjen e tij të parë më 22 mars, ndërsa 3 muaj më pas Cheryl dhe Liam njoftuan ndarjen.

cheryl2