Liam Neeson sërish në një film për shqiptarët

Showbiz

Liam Neeson do të përfshihet sërish në një film që vendoset në një kontekst shqiptar. Prej dy vitesh emri i tij është lakuar si aktori kryesor në filmin thriller “Charlie Johnson in the Flames”, nën regjinë e Tarik Salehit. Ky film do ta paraqesë Neesonin tek u qaset intrigave politike si gazetar duke gjurmuar vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer i ushtrisë serbe.

“I mbështetur kryesisht në romanin e vlerësuar me po të njëjtin titull të Michael Ignatieffit, ‘Charlie Johnson in the Flames’, do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe me gjasë do të përqendrohet me theks në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë.”