Liam Hemsworth: “Ndarja ishte një vendim i mirë dhe të dy ia kishim nevojën”

Showbiz

bfbfbfbf.JPG

Liam Hemsworth flet për lidhjen me Miley Cyrus: “Kur ndiej diçka dua ta jetoj atë”.

Kanë kaluar 6 muaj qëkur ata janë ribashkuar e duken më të lumtur se kurrë. Ylli i “The Hunger Games” ka folur në një intervistë për ndarjen mes tij dhe këngëtares në vitin 2013 duke e cituar si diçka që u bëri mirë të dyve dhe e ndihmoi lidhjen.

“Sigurisht që ishte e vështirë, por të dy po shihnim në drejtime të ndryshme në atë moment dhe thjesht duhej të ndodhte. Ishim shumë të rinj dhe mund të them se ishte një vendim i mirë në atë kohë dhe të dy ia kishim nevojën”,- ka thënë aktori. Që nga dhjetori, kur çifti u ribashkua, Cyrus ka dalë me familjen e Hemsworth, duke përfshirë këtu të vëllain, Chriss, madje ka vendosur edhe unazën e fejesës. I pyetur për statusin e tij nga GQ, Hemsworth është shprehur: “Njerëzit duhet ta kenë kuptuar tashmë, ata nuk mund t’i gënjesh. Kur unë ndiej diçka për dikë dua ta jetoj ndjenjën. I marr vendimet në mënyrë që të jem sa më i lumtur, duke bërë atë që e mendoj të drejtë dhe që unë dua të bëj”.

Kujtojmë se fillimisht çifti është njohur në filmin “The Last Song” në vitin 2010. Ashtu siç është lajmëruar, ata po planifikojnë një dasmë së shpejti në Australi.