Lewis Capaldi: ” Do ta braktisja muzikën nëse…”

Showbiz

Këngëtari dhe kantautori Lewis Capaldi ka paralajmëruar se do të tërhiqet krejtësisht nga jeta publike, nëse muzika e tij e re nuk do të pëlqehet. Albumi i tij ”Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, shiti më shumë se 10 milionë kopje në mbarë botën dhe solli dy këngë të klasifikuara në krye të toplistave, hitet ‘Someone You Loved’ dhe “Before you go’. Por këngëtari i suksesshëm në një nga intervistat e fundit, rrëfeu se ishte diagnostikuar me sindromën Tourette  e cila është një gjendje që e bën një person të shkaktoj tinguj dhe lëvizje të pavullnetshme. Këngëtari tha se mund ta shihte veten duke u tërhequr nga qendra e vëmendjes publike nëse krijimet e tij muzikore nuk do të kishin sukses. Duke iu referuar këngës më të re, lançuar ditët e fundit “Forget me”, ylli i hiteve”Someone you loved” dhe ” Beore you go” rrëfeu se tekstin  ia kishte dedikuar një historie dashurie të përfunduar të së shkuarës.