Letra emocionuese e Edith Gonzalez për të bijën 14-vjeçare

Showbiz

Ndarja e papritur nga jeta e Edith Gonzalez, aktores së mirënjohur meksikane që i dha aq shumë ekranit gjatë gjithë karrierës së saj, ka hidhëruar jo vetëm familjen e kolegët, por me miliona adhurues të saj në të gjithë botën.Edith, e bërë e njohur për shqiptarët me interpretimet në telenovelat e suksesshme ‘’Salome”, Palabra de Mujer”, “Mundo de Fieras”, “Mujer se Madera” dhe “Eva la Trailera”, të gjitha të transmetuara në ”Vizion Plus”, u shua në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin ovarian, duke lënë pas të bijën 14-vjeçare, Constanza.

Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një letër që aktorja e suksesshme që Edith i ka bërë vajzës së saj një vit më parë, për ditëlindje “Një ditë njoftove ardhjen tënde duke dominuar trupin tim dhe duke e transformuar atë. Pa ndjesi false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e pritshme, e bukur. Dole nga unë dhe më bëre nënë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund thjesht dhe vetëm të aspirojnë për të qenë udhëzues në detin e thellë, që është vetë jeta. Ky det që fort do dhe që të ka përballur me dallgë të mëdha dhe ku pas çdo sfide del plot mirënjohje dhe inteligjencë. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë, por është e bukur. Ke një zemër të madhe, një inteligjencë të gjerë dhe një shpirt bujar.

Jam kaq shumë e plotësuar nga ti, kaq krenare, teksa të shoh kurajoze në ndërtimin e një karakteri të dashur, të gëzueshëm, të fortë dhe të përkushtuar. Constanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçkaja ime. Je një vogëlushe e mrekullueshme, të falënderoj që më lejove të jem mamaja jote, të shoh ëndrrat e tua dhe të dalloj tek ti mrekullinë e jetës. Të kapur dorë për dore do të gjendemi bashkë kudo nëpër botë. Në fund, të gjithë ne jemi veçse pluhur yjesh. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe”,-ka shkruar ajo në letrën që emocioni të gjithë fansat.