Vetëm pak ditë më parë Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita dhanë lajmin e madh se do të bëheshin prindër për herë të parë. Ata kanë treguar se ndjehen të lumtur për këtë bekim. Mbrëmjen e djeshme pak para fillimit të ndeshjes bashkëshortja e tij publikoi një foto nga shtëpia, në të cilën shfaqej me barkun e rrumbullakosur veshur me fanellën e “Arsenal-it”. Me këtë foto kaq të bukur ajo i uroi fat Granitit, – “Paç fat babi! Mami dhe unë të duam shumë”.
