Leonardo DiCaprio, një i dashur si gjithë të tjerët: Ja çfarë i duhet të bëjë për partneren e tij!

Showbiz

Leonardi DiCaprio ka rreth një vit që është në një lidhje me aktoren 20 vite më të re, Camila Morrone. Ata janë munduar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë, megjithatë asnjëherë nuk i kanë shpëtuar syrit të mediave dhe paparacëve.

Së fundmi DiCaprio dhe Morrone janë parë bashkë në festivalin e filmit në Kanë dhe prapaskenat nga marrëdhënia e tyre duken shumë të ngjashme me ato të çifteve të zakonshëm. Leonardo është parë duke u muduar të kap fotografinë perfekte të të dashurës së tij.Në imazhet e publikuara në media, Camila shihet duke pozuar ndërkohë që Leonardo qëndron përballë saj me telefon duke shkrepur fotografitë.