Leonardo DiCaprio në lidhje romantike me një tjetër bukuroshe 25 vjeçare?/ Kush është ajo?

Showbiz

Pas spekulimeve se ishte në një lidhje romantike me supermodelen Gigi Hadid, aktori i famshëm 48-vjeçar Leonardo DiCaprio, është takuar në Hollywood me aktoren Victoria Lamas.

Fituesi e çmimit “Oscar”, i cili ka krijuar një reputacion për të mos pasur lidhje me vajza të moshës 25 vjeçare gjatë viteve e fundit, është parë duke u futur në makinë me Victorian, vajzën e aktorit Lorenzo Lamas.

Victoria ka lindur dy vjet pas paraqitjes ikonike të DiCaprios në filmin “Titanic” të vitit 1997, por duket se diferenca e moshës mes tyre nuk përbën një problem.

Dyshja u larguan veçmas nga The Birds Street Club përpara se të largoheshin me makinë së bashku.  Leo dukej i qeshur dhe i lumtur dhe kjo i jep zë thashethemeve se mes tyre po lind një lidhje romantike.