Aretha Franklin “Mbretëresha e muzikës soul” është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Këngëtarja legjendare ishte diagnostifikuar me kancer në vitin 2010, por ajo qëndroi e fortë dhe pranë muzikës deri vitin e kaluar. Për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore, Aretha u detyrua të anulonte koncertet.Ajo do të mbahet mend gjithmonë për hitet e saj të pavdekshme si ” Respect” dhe “Natural Woman”.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të legjendës së muzikës soul e kanë dhënë familjarët e saj.”Ky është një ndër momentet më të errëta të jetës sonë. Nuk mund të gjejmë fjalët për të treguar sa dhimbje kemi në zemrat tona. Ne kemi humbur njeriun më të fortë të familjes sonë. Dashuria që kishte për fëmijët e saj, nipat, mbesat dhe kushërinjtë ishte shumë e madhe”,-shkruhet në lajmërimin e dhënë për mediat nga familja e Aretha.