Ledri më në fund flet për atë që të gjithë mezi po presin të shikojnë…

Showbiz

vula ledri
Nëse ka diçka që ka bërë gjithë rrjetin të ketë zhurmë, është pikërisht festivali që do të organizohet në Kosovë në tatat 10, 11, 12 gusht, ku do të ngjiten në skenë Dua Lipa, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, që praktikisht përkthehet në: Ledri Vula dhe dy ish të dashurat e tij. Shumë e kanë komentuar si një moment mjaft të sikletshëm këtë për reperin ndërkohë që të tjerë mezi po presin që kjo të ndodhë.

dafi dua konc
“Mendoj që nuk ka lidhje se çfarë kemi qenë, unë i dua dhe i respektoj shumë si artiste dhe Duan dhe Dafinën. Duan nuk e kam dëgjuar asnjëherë ‘live’ ndaj do të jetë diçka e veçantë ndërkohë që Dafinën e kam dëgjuar po nuk e kam parë kurrë në një festival të tillë…” – thotë Ledri i cili mendon se këto 3 netë koncerti në Prishtinë do të jenë magjike. “Imagjinoni pak, do të jenë 3 netë me shokët e mi më të mirë” – është shprehur ai teksa ka përmendur emrat e Butës, Gjikos, Mc Kreshës e të tjerve që do të jenë pjesë e festës së madhe.