Pandemia vazhdon, por izolimi në shumicën e vendeve ka mbaruar, për shkak se ekonomia e tregut nuk e ka luksin t’i mbajë qytetarët të mbyllur në shtëpi.
Gjatë kohës së karantinës, shumë çifte mbetën larg njeri-tjetrit, në pamundësi për t’u takuar fizikisht. Kështu ka ngjarë dhe me Ledrin e Sarën, një nga çiftet më të dashur për publikun.
Epo pritjes së gjatë i erdhi fundi. Tashmë Sara dhe Ledri Vula janë bashkë, dhe kanë përfituar nga koha e mirë për të shijuar disa rreze dielli në bregdet.