Aktori turk Can Yaman së fundmi ka mbërritur në Sicili për xhirimet e projektit më të fundit ku do të mbajë rol protagonist për serialin ‘Viola come il mare’, së bashku me Francesca Chillemi. Dita e sotme shënon fillimin e xhirimeve. Sapo mbërriti në Sicili, aktori dhe modeli turk me origjinë shqiptare postoi një video në profilin e tij në instagram ku shihet qartë se sa e vlerëson publiku mbrritjen e tij në këtë ishull. Në video shfaqet duke luajtur me kolegen e tij të re, tepër entuziast që do ta ndajnë së bashku këtë eksperiencë. Aktori shfaqet krejtësisht i qetë në videon ku mbrritja e tij në aeroport u përshëndet nga një turmë e madhe njerzish. Can u shpreh se tashmë e ka kuptuar dashurinë për Palermon dhe prej këtu gjithçka fillon “me këmbën e mbarë!”. Can Yaman ka qenë në qendër të thashethemeve që nga fillimi i vitit 2021, që kur u transferua në Itali për të vazhduar karrierën e tij profesionale për jetën e tij private dhe tani ka ardhur koha që aktori ka tregojë se ka angazhime profesionale që kërkojnë shumë impenjim. Por këto angazhime që e lidhin atë me Italinë do të përfundojnë një ditë e aktori shpreson të kthehet për të vazhduar projektet që ka lënë pezull në Turqi. Ylli i serialeve turke arriti sukses, me talentin dhe pamjen e tij kohë më parë kur së bashku me kolegen Demet Özdemir ndanë sheshxhirimin në serialin e transmetuar nga Tring “Një puthje në errësirë”. Duke iu referuar prodhimeve të suksesshme turke ku aktori ka marrë pjesë, ai tha se dëshiron që pas angazhimeve profesionale në Itali të rikthehet përsëri në vendlindje për projekte të reja. Siç deklaroi në profilin e tij në Instagram aktori turk do të qëndrojë në Sicili për xhirime për një muaj dhe më pas, do të duhet të fillojë të punojë për projektin madhështor ‘Sandokan’. Vetë ylli i kinemasë ka treguar se deri më tani të gjitha serialet televizive ku ka marrë pjesë, kanë fituar shikueshmëri ndërkombëtare, pasi janë shitur në më shumë se 60 vende të botës. Gjithçka që na mbetet të bëjmë është të presim që xhirimet e ‘Viola come il mare’ dhe ‘Sandokan’ të përfundojnë, për të zbuluar nëse Can Yaman do të vazhdojë të jetojë dhe të punojë në Itali.