Kërkesa e Beyonce-s për të xhiruar një klip në Koloseun e Romës, ka nervozuar shumë italianë, mes të cilëve edhe këngëtaren e njohur Laura Pausini. Kërkesa e saj është refuzuar pasi në atë datë Amfiteatri Flavian do të jetë i zënë nga gazetari Alberto Angela, për xhirimin e një emisioni. Beyonce ka bërë një tjetër përpjekje për t’ia arritur qëllimit. Ndërkohë, këngëtarja e njohur, Laura Pausini ka komentuar situatën në mënyrën e saj.
Pak para koncertit në Circus Maximus, këngëtarja ka hedhur disa kunja për këtë temë dhe për Beyonce-n. Këngëtarja ka improvizuar një këngë ku shprehet: “Beyoncé mi fa una pippa, però lei ha i ventilatori e io no”. E përkthyer në një mënyrë pak më të zbutur, Laura ka nënkuptuar se nuk i intereson Beyonce, edhe pse ajo ka më tepër aksesorë në performancat e saj sesa Laura. Ajo tha gjithashtu se Koloseu duhet të përdoret njëherë nga artistët italianë pastaj të tjerët.