Henry Cavill do të mbahet mend për rolin e tij si Superman për “Warner Bros”. Megjithatë, aktori është larguar nga DC universe, duke lënë bosh vendin e interpretuesit të Superman. Ai dëshironte të shfaqej me një cameo të vogël në filmin “Shazam!”, por kjo nuk u lejua nga “Warner Bros”, fakt që bëri që aktori të largohej.
Pas këtij lajmi të gjithë presin zëvëndësuesin e Cavill. Rrjetet sociale kanë shpërthyer duke kërkuar Nicolas Cage si Superman-i i ri.