Largimi nga seriali? Një strategji e Kadir Dogulu…

Showbiz

neskskiia

Gjatë këtyre ditëve, çifti Neslihan Atagul-Kadir Dogulu, kanë qenë figurat kryesore të mbrëmjeve të organizuara nga një kompani italiane. Asnjëri prej tyre nuk iu shmang asnjë moment fotografëve apo gazetarëve, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që iu është bërë.

Një nga çështjet për të cilat Kadir u pyet, ishte largimi i parakohshëm nga seriali ku luante, për shkak të shikueshmërisë së ulët. Mirëpo, sipas Kadir, kjo nuk është e vërtetë. Aktori tregon se nuk do të kthehet të jetë pjesë e kastit të paktën deri në vitin 2019, sigurisht nëse oferta që i bëjnë do të jetë e kënaqshme për të. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka frikë nga vlerësimet apo matjet e shikueshmërisë. Kjo madje ishte një strategji e tij, për të kaluar më shumë kohë rreth gjërave më të vlefshme për të, sipas aktorit.

kadirrrrrr