Larg luksit të shfrenuar dhe festave me shumë të ftuar, Xhensila Myrtezaj zbulon se ku festoi 26-vjetorin

Showbiz

xhnslia26.jpg

Ndryshe nga një vit më parë, kur brenda saj rritej një qenie e vogël, fryt i dashurisë disa vjeçare me aktorin e humorit Bes Kallaku, Xhensila Mytezaj ka vendosur ta mirëpresë ndryshe këtë datëlindje të 26-të. Këngëtarja aq shumë e dashur për publikun ka çdo gjë për të qenë e lumtur,e sigurisht që një vit më shumë është një sfidë e re në jetën e saj si artiste, grua dhe nënë. Por mesa duket, rritja e ka ndihmuar Xhensilën t’i shijojë gjërat në mënyrë më private, larg kamerave e rrjeteve sociale, por pranë njerëzve të zemrës.

 

-640-0-5caf2d1a05118.jpg

E ndërsa, ne të gjithë prisnim ditën e djeshme dedikime të ndjera, urime dhe dhurata luksoze në rrjete sociale, Xhensila bëri krjet të kundërtë. Ka qenë vetë këngëtarja e njohur ajo që ka postuar në Instastory-n e saj dy foto të rralla, por shumë kuptimplota.

Besi dhe Xhensila ata kanë zgjedhur që ndalesën e parë ta bëjnë në kishë , duke u ndjerë falenderues dhe të plotësuar për gjithçka kanë deri tani. Në foto, shfaqen këmbët e tyre, të veshura me këpucë të kuqe, ndërsa në foton e dytë Xhensila shkruan: “Faleminderit At”!

-640-0-5caf2d12d21fb.jpg