Landi na emocionoi të gjithëve me urimin e ditëlindjes për djalin e Dr.Florit!

Showbiz

Danieli, djali i doktor Florit sot mbush pesë vjeç. Që pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të ndjerë, miqtë e tij i kanë ndenjur shumë pranë familjes së tij, duke u dhuruar shumë momente speciale Kaltrinës dhe Danielit të vogël.
Në ditëlindjen e tij të pestë, Landi i West Side Family, si çdo vit është kujdesur t’i bëjë një urim special, i cili më shumë se një urim ishte një falenderim dhe një reflektim se sa të fortë mund të jemi ne dhe se dashuria flet një gjuhë universale.
“Ti ke lindur për një qëllim!
S’ke folur shumë e megjithatë më ke mësuar dhe treguar shumë!
Me vepra (nga gropa e luanit) më ke treguar të BESOJ, të
qëndroj i fortë e të mos dorëzohem!
Faleminderit shumë Dani!
Shumë Gëzuar Datlindjen shëndet, e jetë të gjatë!”, ishte urimi i Landit ose “Lala”, siç e thërret me përkëdheli Danieli i vogël.