Edhe pse në vitin 2014 ajo këndoi në dasmën e çiftit Kanye West dhe Kim Kardashian duket se gjërat nuk janë më njëlloj pas mbështetjes së reperit për Donald Trump. Lana Del Ray u shpreh se miratimi i reperit pro Presidentit Trump është një humbje e madhe për kulturën amerikane e jo vetëm. Reagimi i këngëtares ka ardhur menjëherë pasi Kanye u shpreh “PRO” presidentit në “Saturday Night Live” por edhe në postimin e tij në Instagram ku shfaqet me një kapele që lexon “Make America Great Again”.
“Kjo përfaqson Amerikën dhe të mirën që bashkohen sërish. Ne nuk do varemi më nga shtetet e tjera, do ndërtojmë fabrika këtu dhe do hapim vënde të reja pune. Amendamenti i 13të do na lejojë ti japim punë dhe atyre që kryjnë dënimin në burgje. Ky është një mesazh dashurie”- shkruan ai. I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares: “Këto janë çështje të ekstremizmit bashkë me narcizëm dhe asnjëra nuk do të ekzistonin nëse nuk do të flisnim për njeriun që udhëheq vendin tonë. Nëse mendoni se është mirë që të mbështesni dikë që prek një femër në vendet intime vetëm sepse është i famshëm, atëherë ju keni nevojë për ndërhyrje aq sa ai.”- përfundoi Lana Del Ray.