Lamtumirë bizhuteri të thjeshta: Meghan tashmë mbulohet nga diamantet!

Showbiz

meghan diamant
Përpara se të dashurohej me Princ Harry-n, Meghan Markle kishte disa bizhuteri modeste. Mirëpo sot, ajo zotëron një koleksion me vlerë prej 1 milionë paund, bën të ditur “Dailymail”. Këtu përfshihet unaza e fejesës prej 140 mijë paund ashtu si dhe byzylyku Cartier që prek shifrën e 241 mijë paund.

vethe

Një tjetër pjesë e koleksionit është edhe kurora që mbretëresha i huazoi ditën e dasmës, që ka vlerën e 450 mijë paund. Le të mos harrojmë edhe setin e vëthëve që ajo mori si dhuratë përpara fejesës, që kushton 60 mijë paund. Dhe si përfundim, duhej patjetër diçka që ti kujtojë të bukurën Kanada. Një set vëthësh është dizenjuar nga argjendarja kanadeze dhe kushton £6,950.