Por, fama e Lamine Yamal arriti përtej kufijve në një moshë kaq të re që nga Kampionati Evropian.Të gjithë e dime se jeta e një ylli futbolli brenda dhe jashtë fushës tërheq gjithmonë vëmendje. Është koha e duhur që lojtarët të lënë pak kohë nga loja, dhe Yamal pasi shkëlqeu si për klubin ashtu edhe për vendin e tij, tashmë po shijon pushimet. Megjithatë, jeta e tij private duket se nuk po shkon edhe aq mirë. Thashethemet e fundit sugjerojnë se çifti u nda për shkak të një videoje që po qarkullonte në rrjetet sociale, një tjetër lajm për yllin po bën bujë. Jamal u pretendua se po jeton një tjetër lidhje romantike.
Por kush është partnerja e re e futbollistit dhe si doli në dritë romanca e tyre? Ishte një foto me Lamine Yamal e cila është arsyeja e spekulimeve se ai po shijon një romancë të re. ‘Sports Nigeria’ pretendon se ai është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve dhe thashethemet sugjerojnë se ajo mund të jetë Jacque Ligero.
Ligero është një modele spanjolle dhe një influencuese e rrjeteve sociale, pretendohet të jetë 27 vjeçe, që do të thotë 10 vjet më e madhe se Yamal. Edhe pse nuk dihet shumë për të, ajo ka afro 40 mijë ndjekës në Instagram, por nëse të dy janë në lidhje, kjo nuk është ende e konfirmuar. Megjithatë, ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në platformë. Më parë u përfol se Ligero kishte një përfshirje romantike me Tino Livramento të Newcastle United.