Lajmi që tronditi botën: Princeshë Diana ka patur edhe një vajzë?

Showbiz

diana
Ditën e sotme në përvjetorin e vdekjes së Princeshë Dianës ka qarkulluar një lajm, i cili ka shokuar mbarë opinionin publik. Revista javore “Novella 2000” ka paraqitur disa dokumente dhe fakte zyrtare që tregojnë se Diana ka një vajzë, e cila ka ardhur në jetë nëpërmjet mënyrës ‘in vitro’. Para se të lejonte martesën e Princit Charls me Dianën, mbretëresha do të sigurohej jo vetëm që Diana ishte e virgjër, por edhe se ajo ishte pjellore, në mënyrë që të sigurohej një trashëgimtar për Mbretërinë e Bashkuar.

diana princes

Ajo ishte konsultuar në këtë mënyrë me gjinekologun e oborrit mbretëror, Sir George Pinker, i cili mori dy ovula nga Diana dhe realizoi fekondimin me farën e Charls. Sapo të ndodhte ngjizja, mbretëresha do të urdhëronte eleminimin e embrionit. Por, doktori nuk e ka lejuar këtë gjë dhe ka zgjedhur të vendosë embrionin tek bashkëshortja e tij. Vajza mban emrin Sara dhe momentalisht është duke kërkuar të bëhet pjesë e familjes mbretërore.