Lajme të reja nga Meryem Uzerli!

Showbiz

Meryem Uzerli, aktorja protagoniste e serialit “Mbretëresha e Natës” transmetuar nga Tring, është bërë ambasadore e “Ceremonisë të Ҫmimeve Aziatike të Serialeve Televizive” e cila do të mbahet në Stamboll.

Meryem  ka marrë pjesë në konferencën për shtyp të ‘Festivalit Aziatik të Filmit’ në kryeqytetin e Kirgistanit .

Aktorja e cila ka mbajtur rolin e kryetares të jurisë në festivalin e Los Angeles në 2019, ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të bëhet ambasadore e “Ceremonisë të Ҫmimeve Aziatike të Serialeve Televizive”.

Në këtë organizim internacional për herë të parë në Stamboll do të marrin pjesë rreth 40 shtete, aktrorë dhe producentë të famshëm nga e gjithë bota.

Në postimin e saj në Instagram aktorja ka shkruar:

“Pasi isha kryetarja e jurisë në Festivalin Aziatik të Filmit në Los Angeles 2019, jam shumë e nderuar të ndaj me ju pozicionin më të ri si ambasadore e Ceremonisë të Ҫmimeve Aziatike të Serialeve Televizive e cila do të mbahet në Stamboll në maj të 2022. Më shumë se 40 shtete do të marrin pjesë dhe juria internacionale do të dekorojë fituesit. Ne do presim shumë producentë, regjizorë dhe aktorë të huaj në Stamboll.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në shtetin e bukur të Kirgistanit. I uroj suksese të gjithë skuadrës për këtë organizim të bukur.”