Dy aktorët e njohur që i ndiqni në serialin “Një puthje në errësirë”, i cili trasmetohet nga e hëna në të premte në 3Plus, janë përfolur që në fillim të këtij projekti për një lidhje të mundshme. Kimia mes dy aktorëve duket qartë jo vetëm në ekran, por edhe në jetën e tyre të përditshme. Përveçse kolegë, ata kanë treguar se ndajnë shumë kohë së bashku dhe praktikisht janë shfaqur kudo bashkë. Së fundmi, sipas disa mediave turke thuhet se Demet dhe Can jetojnë në të njëjtën shtëpi, por diçka nuk ka shkuar siç duhet. Shtëpinë ku ata po jetojnë pronari e ka nxjerrë në shitje dhe çifti nuk ka mundur të arrijë në konsensus. Shuma me të cilën pronari e ka nxjerrë në shitje është e papërballueshme nga ata dhe nuk munden ta blejnë.