Lajm i mirë për aktoren turke, më në fund ylli i serialeve është në pritje të ëmbël

Showbiz

berere

Pas një periudhe të vështirë mes sëmundjes së mamasë dhe akuzave të vazhdueshme për anoreksi, më në fund një lajm i mirë për Beren Saat. Aktorja simpatike, e cila do të bëhej e famshme për publikun shqiptar fillimisht me rolin e Bihterit në telenovelën ‘’Dashuri e ndaluar’’, vajzës që do të thurte një intrigë të vërtetë në një trekëndësh dashurie mes xhaxhait dhe nipit; Fatmagylit në telenovelën me të njëjtin titull; Jamurit në ‘’Hakmarrja’’ dhe së fundmi në rolin e Sulltaneshë Kosemit, është në pritje të ëmbël. Lajmi është bërë i ditur nga një mik i ngushtë i familjes, gazetari Bilal Özcan i cili konfirmoi se aktorja simpatike është në pritje të ëmbël prej dy muajsh.

beren saat

Prej disa kohësh në shtypin rozë turk qarkullonin zëra se Beren dhe bashkëshorti i saj Kenan Doğulu po përpiqeshin prej kohësh të kishin fëmijë. Çifti janë njohur në janar të vitit 2012 dhe filluan një lidhje dashurie. Në vitin 2014 ata i dhanë fund beqarisë në një ceremoni intime në brigjet e Malibusë.

berenis