Lady Gaga do të jetë këngëtarja që do të performojë në dy të shtuna në festivalin “Coachella”. Lajmi u bë i ditur nga vet ajo.
Ky zëvëndësim ka ndodhur për shkak të shtatëzanisë së Beyonce. Mjekët i kanë këshilluar asaj të qëndrojë në shtëpi dhe të mos bëjë shumë lëvizje. Me sa duket, ajo i ka dëgjuar ata duke mos rrezikuar kështu as shëndetin e saj dhe as të binjakëve që priten të vijnë në jetë.
Festivali “Coachella” do të mbahet në muajin Prill dhe të gjithë jemi kurioz për përformancën e Lady Gaga-s.