Lady Gaga rrefen mbi abuzimin e saj në adoleshencë

Showbiz

lady3

Lady Gaga, ylli i muzikës pop ka zbuluar publikisht se ajo vuan nga një sëmundje psikologjike e cila ka nisur në moshën 19 vjeçare pasi e përdhuan.

“Vuaj nga një sëmundje mendore,” tha ajo në Today Show, gjatë një takimi me homoseksualë në Nju Jork. “Nuk ia kisha thënë kurrë dikujt këtë,” tha 30-vjeçarja.

Lady Gaga u shpreh se mirësjellja ishte mënyra më e mirë për t’u shëruar. “Mirësjellja që është treguar karshi meje, nga doktorët si dhe miqtë e familjarët, më shpëtoi jetën,” tha këngëtarja pasi solli dhurata për adoleshentët e tronditur.

“Meditimi gjithashtu më ka ndihmuar të qetësohem,” deklaroi këngëtarja, duke shtuar se lufton me sëmundjen mendore çdo ditë.