Lady Gaga flet për herë të parë rreth aludimeve për lidhjen me Bradley!

Showbiz

lady bradley
Pas performancës së Lady Gaga dhe Bradley Cooper në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ të gjithë fansat mendojnë se mes tyre ka shumë kimi. Ata thonë se personazhet e njohur kanë nisur një lidhje të re, por Lady ka vendosur t’ju jap fund njëherë e mirë fjalëve. Në postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’, Lady Gaga e ka quajtur Bradley si mikun e saj më të mirë.

lady gaga e1551220826845

“Asgjë nuk do të ishte më speciale, sesa ndarja e këtij momenti në ‘Oscar’ me një mik të vërtetë dhe një artist gjeni”, – ka shkruar këngëtarja. Megjithatë fansat vazhdojnë të mendojnë se kjo është thjesht një mënyrë për të fshehur lidhjen mes njëri-tjetrit. Në njërën nga fotot e publikuara Lady shihet duke mbështetur kokën në shpatullat e aktorit, ndërkohë që ai që mbante dorën rreth belit të saj.