Lady Gaga dhe Madonna nuk kanë qenë gjithmonë mike. Keqkuptimet kanë filluar që në vitin 2012, ku Madonna nuk është shprehur mirë për albumin e Gaga-s, “Born This Way”. Megjithatë, në vitin 2017, Gaga është shprehur se ende vazhdon ta admirojë atë si këngëtare, pavarësisht se çfarë mendimi ka Madonna për të. Mesa duket, këngëtaret i kanë lënë pas këto zënka dhe gjatë festës pas ceremonisë, kanë pozuar duke u përqafuar. Fotoja ka inspiruar ndjekësit e tyre për të krijuar shumë ‘meme’, ndërsa videoja ku të dyja qëndrojnë pranë duke u parë në sy ka pasur reagime të ndryshme.