Skandali i fundit në familjen Kardashian, është ai i tradhëtisë së Tristan. Më sakt, përsëritjes së tradhëtisë. Sikur të mos mjaftonte diçka e tillë e ndodhur rreth një vit më parë, kur Khloe ishte duke sjellë në jetë vajzën e tyre True, Tristan duket se e ka përsëritur ‘vesin’ e tij, duke e tradhëtuar këtë herë me shoqen e ngushtë të Kyliet. Jordyn dhe Tristan kanë tradhëtuar në këtë mënyrë jo vetëm besimin e Khloe, por të të gjithë klanit Kardashian-Jenner.
Së fundmi është mësuar se Kylie e ka dëbuar shoqen e saj nga shtëpia dhe Kim është e para nga familja që ka hequr nga rrjetet sociale si Tristan ashtu edhe Jordyn. Kujtojmë se Kylie dhe Jordyn kanë patur një shoqëri tejet të veçantë, ku vlen të përmendet fakti se ajo e ka ndihmuar Jordyn të krijojë një biznes të sajin si dhe për shumë vite me radhë Jordyn ka jetuar bashkë me Kylien.