Kylie reklamon produktet e reja, fansat i kundërvihen për…

Showbiz

Që prej momentit kur Kylie Jenner nxori në treg produktet e kujdesit ndaj fytyrës, të cilat mbajnë dhe emrin e saj, të shumtë ishin ata që ju kthyen kundër duke pohuar se këto locione të shkatërronin fytyrën. Megjithatë 21-vjeçarja nuk nguroi t’i tregojë fansave të saj se ajo e përdor dhe vetë të gjithë linjën me produkte kremrash, ‘scrub-esh’ të ndryshme për lëkurën, duke publikuar një video në të cilën shihej se i aplikonte ato.

Syrit të ndjekësve të saj, nuk i ka shpëtuar fakti se në këto video fytyra e Jenner vazhdon të jetë me ‘makeup’ edhe pasi e ka larë, ndaj ata kanë nxituar të gjithë të reagojnë duke shkruar negativisht për të. Nuk dihet se si do të përgjigjet vetë Kylie kësaj here, por të gjithë janë duke pritur me shumë kërshëri reagimin e radhës nga miliarderja e famshme.