Kylie reagon për herë të parë publikisht rreth tradhëtisë së Jordyn!

Showbiz

Skandali i tradhtisë së Jordyn Woods dhe partnerit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson, vazhdon të jetë i ngulitur në mendjen e publikut, edhe pse tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet. Në promon e episodit të ri të ‘Keeping Up With The Kardashian’, Kylie Jenner duket se ka reaguar për herë të parë mbi situatën e ish-mikes së saj më të ngushtë dhe ish-kunatit.

Në videon e shkurtër, Kim dëgjohet të thotë në telefon: “Nuk e di nëse duhet të ta them këtë, por këmbët e saj ishin midis këmbëve të tij”. “Kjo do të ndryshojë marrëdhënien e tyre përgjithmonë. Për ty dhe Jordyn është si një divorc”, i thotë Kris Jenner Kylie-t, ndërsa kjo e fundit ia kthen duke thënë: “Ajo shkatërroi çdo gjë”. “Dije se të dua”, i drejtohet Kylie motrës së saj, duke i ofruar mbështetjen e saj në periudhën më të vështirë. Gjithsesi, do të mësojmë akoma më shumë nga kjo situatë ditën e dielë, kur të publikohet i gjithë episodi i ‘reality show’ të familjes Kardashian-Jenner.