Kylie Jenner vendos përfundimisht se si do të vazhdojë marrëdhënia me Jordyn!

Showbiz

kyl jord
Mesa duket, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. ‘TMZ’ raporton se ish-mikeshat e ngushta vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën dhe Kylie duket se ka vendosur të vazhdojë jetën, pa Jordyn pjesë të saj.

Screen Shot 2019 03 01 at 11.00.20 AM 1

Pavarësisht lajmeve të mëparshme se Kylie dhe Jordyn flasin, ato nuk kanë bërë asnjë progres dhe e gjitha kjo ka të bëjë me paraqitjen e Jordyn në emisionin ‘Red Table Talk’, ku ajo mohoi të kishte pasur ndonjë gjë me Tristan. ‘TMZ’ shkruan se intervista e saj e bëri Kylien të sigurohej se shoqëria nuk mund të vazhdojë. Si përfundim, Kylie do që Jordyn të marrë gjërat nga shtëpia e saj, në mënyrë që t’i japin fund shoqërisë. Në të ardhmen, ato mund të jenë të afërta bashkë, por thjesht jo shoqe të ngushta.