Kylie Jenner ka publikuar së fundmi në ‘Twitter’ një status, i cili ka ngjallur menjëherë kureshtjen e të gjithë mediave dhe audiencës. “Kam diçka shumë të gëzueshme për të ndarë më ju shumë shpejt. Kam qenë duke e përgatitur prej disa kohësh këtë projekt dhe mezi kam pritur ta ndaj me ju”, ka shkruar Jenner në llogarinë e saj.
Menjëherë pas këtij lajmi, mediat e huaja nisën të aludojnë se 21-vjeçarja është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Ndërkohë ka mjaftuar një koment të cilit Kylie Jenner i ka kthyer përgjigje, për të shuar kureshtjen e të gjithëve.
“A je shtatzënë”, pyeti një nga ndjekësit e saj në ‘Twitter’, ndërsa Kylie ju përgjigj thjeshtë: “Jo”. 21-vjeçarja di gjithmonë të tërheqë vëmendjen me deklaratat e saj dhe të shkaktojë zhurmë kudo.