Kylie Jenner shihet në krahët e ish-it pas ndarjes me Travis

Showbiz

Prej disa ditësh, kryefjala e mediave është ndarja e bujshme ndërmjet Kylie Jenner dhe Travis Scott.
Ky i fundit nuk e shoqëroi Kylie-n në dasmën e Justin Bieber dhe gjatë festës, ajo u pa shumë pranë ish-it të saj, Jaden Smith. Më pas, miliarderja u fotografua duke shkuar në një studio muzikore ku ndodhej një tjetër ish i saji, reperi Tyga.
Kylie ishte në një lidhje me Tyga-n para se të njihej me Travis Scott dhe pasi në media qarkulloi lajmi se dyshja ishte takuar, 22-vjeçarja i mohoi këto zëra.
“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai.”- shkroi Kylie duke mohuar takimin me Tyga-n.
Mirëpo së fundmi, ajo është fotografuar në një club nate, ku ndodhej sërish shumë pranë Tyga-s. Edhe reperi ndodhej në festë dhe ende nuk dihet nëse janë takuar e ç’ka ndodhur mes tyre. Megjithatë, të dy s’kanë mundur t’i shpëtojnë syrit të paparacit, megjithëse Kylie mundohej të fshihej pas bodyguard-ëve.
Presim një tjetër shpjegim nga Kylie, e cila marrëdhënien me Travis Scott e quajti shoqëri.
“Unë dhe Travis i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor.”- u shpreh Jenner për babain e vajzës së saj në Twitter