Kylie Jenner shënon suksesin e radhës me linjën e re kozmetike!

Showbiz

Në 22 maj Kylie Jenner lançoi linjën e saj të produkteve për kujdesin e lëkurës. Në linjën e saj “Kylie Skin” përfshihen 6 produkte, të cilat kushtojnë vetëm 125 dollarë, përveç taksës, dhe mund të blihen në ‘website-in’ e saj. Madje deri më tani linja është shitur e gjitha dhe vlerësimet nga ana e fansave të Kylie-t kanë qenë mjaft pozitive.E lumtur për këtë sukses të saj, Kylie i ka publikuar të gjitha komentet në “Instagram”.

“Unë pagova 133 dollarë në total për produktet e reja të ‘Kylie Skin’ dhe dua t’ju tregoj edhe ju për këtë gjë. ‘Kylie Skin’ është një nivel komplet tjetër për kujdesin e lëkurës. Jam shumë e impresionuar dhe besoj se nuk do përdor më asgjë tjetër. Kështu këto 133 dollarë janë shumë të vlefshëm për t’u ndjerë të bukur”, ka shkruar dikush. Në setin e produkteve për lëkurën përfshihet një larës fytyre, pastrues fytyre me arrë, qumësht vanilje për fytyrën, serum Vitamine C, hidratues fytyre, dhe krem për sytë. Sot Kylie Jenner ka krijuar një “perandori” me produktet e saj kozmetike dhe falë shitjeve të tyre ka arritur që të renditet si miliarderja më e re në moshë.