Kylie Jenner duket se është bërë nostalgjike dhe vendosi të ndante disa nga momentet më të bukura me vajzën e saj, Stormi-n. 23-vjeçarja iu bashkua sfidës së re në Instagram, “Show me a picture of”, në bazë të së cilës iu përgjigj kërkesave për foto të ndryshme fansave të saj, raporton “Us Magazine”.
Një ndjekës kërkoi që ylli i “Keeping Up With the Kardashian” të postonte një foto të pa parë më herët të Stormit.
23-vjeçarja “u detyrua” të tregonte një imazh të ëmbël të vajzës së porsalindur, të mbështjellë me një batanije të bardhë, kur kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë.