Kylie Jenner është pjesëtarja e fundit nga familja Kardashian që është bërë pjesë e kopertinës së ‘Vogue Australia’. Ajo është në kopertinën e revistës së njohur për muajin shtator dhe është shfaqur më natyrale se kurrë më parë. Në intervistën e saj, Kylie ka foluar për jetën si nënë, marrëdhënien me partnerin Travis Scott. Kylie ka treguar se që nga lindja e vajzës së saj ajo ka ndryshuar plotësisht.
“Më parë i jetoja ditët si të më vinin, ndërsa tani mendoj më shumë për të ardhmen. Tani e dua veten time më shumë. Gjithashtu po mundohem të jem një njeri më pozitiv dhe të shijojë çdo gjë”, – ka thënë Kylie. Më tej ajo ka thënë se Travis është shumë i mirë me të dhe të dy po mësojnë çdo gjë së bashku. Në lidhje me heqjen e mbushësit të saj në buzë, Kylie ka thënë se tani ndihet shumë më e sigurt dhe e pranon veten ashtu siç është.