Kylie Jenner ka ndarë gjithmonë me ndjekësit në ‘Instagram’, dhuratat e kushtueshme që vajza e saj, Stormi ka marrë deri më tani.Megjithatë dhurata e fundit e vogëlushes, do i habisë të gjithë. Travis Scott, babai i Stormit i ka blerë një makinë ‘Lamborghini’ të personalizuar posaçërisht për të.
Emri Stormi është shkruar madje dhe në makinë, e cila shkëlqen e gjitha kur është në errësirë.Tashmë të gjithë anëtarët e familjes së njohur, kanë një ‘Lamborgihni’ të personalizuar.Kujtojmë se çmimi fillestar i një makine të tillë fillon nga 200.000 dollarë.