Në mbrëmjen e madhe të “Met Gala” Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj të “Versace”. Ky fustan, i cili vinte në formën e një rrjete, i nxirrte në pah të gjitha format e saj.Por, megjithatë edhe këtë herë Kylie nuk ka mundur t’ju shpëtojë kritikave të ashpra të fansave, të cilët mendojnë se ajo ka përdorur ‘photoshop’ për fotografitë e “Met Gala”.
Një faqe në ‘Instagram’, e quajtur “Celbface”, ka krahasuar dy foto të Kylie-t të shkrepura gjatë eventit në fjalë. Njëra nga fotot është realizuar nga një agjenci fotografike, ndërsa tjetra është publikuar nga vetë ylli i “Keeping Up Ëith the Kardashians”. Në foton e publikuar nga vetë Kylie duket se ka përdorur “photoshop” për të zvogëluar më shumë belin e saj.