Kylie Jenner është në pritje të fëmijës së saj të parë. 20 vjeçarja, ka pushtuar mediat online këto muaj me lajmin e shtatzanisë. Pavarësisht se as ajo dhe as i dashuri i saj nuk kanë konfirmuar asgjë, shpesh paparacët kanë arritur ‘të vjedhin’ momente nga pritja e ëmbël.
Por, së fundmi, burime pranë saj thonë se Kylie nuk është duke e shijuar këtë periudhë. Përveç faktit që tashmë është në një ankth total pasi mendon se nuk është gati të kujdeset për një bebe, ka edhe një tjetër problem. Ajo ka vendosur të mos punësojë asnjë dado, asnjë ndihmëse. Kylie nuk do që asnjë i huaj t’i afrohet fëmijës së saj, përveç familjarëve të saj.
Edhe pse është 20 vjeçarja më e pasur në botë dhe mund të punësojë personat më të kualifikuar, Kylie do që të vetmit që do e ndihmojnë, të jenë motrat e saj.