Kylie Jenner, miliarderja më e vogël në moshë ditën e shtunë bën 22 vjeç. Ka pothuajse një javë që ajo merr supriza nga partneri i saj, Travis. Çifti do festojë ditëlindjen e Jenner këtë të shtunë në Itali, në jahtin luksoz që morën me qera posaçërisht për këtë ditë.
Mesa duket përgatitja është kaq e madhe jo vetëm për ditëlindjen e Kyliet, por sepse burimet thonë për një dasëm të mundshme ndërmjet çiftit. Të afërm të tyre kanë thënë madje që Kylie është përsëri shtatzanë. Nuk i dimë me siguri, janë thjesht aludime dhe presim deklaratat e çiftit lidhur me këto që fliten…