Siç mund ta dini, javët e fundit kanë qenë vërtetë të vështira për Australinë, që po përballet me zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit ishullor dhe me faktin se jeta e njerëzve dhe e kafshëve është vënë në rrezik serioz. Raportet që përditësohen pas çdo dite, thonë se flakët kanë djegur me mijëra shtëpi, kanë shkaktuar 25 viktima, ndërkohë që më shumë se gjysëm miliardë kafshë kanë humbur jetën. E gjithë situata projektohet të vazhdojë për të paktën dhe dy muaj, ndërkohë që njerëzit nga e gjithë bota po përpiqen të ndihmojnë, kryesisht nëpërmjet platformave të ngritura në rrjetet sociale.
Sigurisht që në ndihmat drejt Australisë janë përfshirë dhe personazhe të famshëm, ku përveç miliarderëve që kanë dhuruar shuma vërtetë të mëdha për autoritet që po luftojnë me zjarret, zemërgjërë janë treguar dhe personazhet e showbiz-it. Një prej ktyre është dhe Kylie Jenner, e cila duket se ka dhuruar 1 milionë dollarë për Australinë, por pasi u përball fillimisht me kritika të ashpra në rrjet.
Kylie i dëgjoi me vëmendje kritikat dhe feedback-un negative që mori, e vendosi që të bënte një dhurim bujar prej 1 milionë dollarësh për skuadrat e emergjencave në Australi, që prej javësh përballen me zjarret. Këtë e konfirmoi një burim shumë i afërt me Jenner, i cili tha për revistën “People” se ajo po e bën të gjithë këtë për të treguar se është vërtetë e prekur nga ajo që po ndodh në shtetin ishullor.